
Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, u ndanë detajet e historisë frymëzuese të të riut Klei Neli, i cili arriti të humbiste 22 kilogramë për vetëm dy muaj, nën kujdesin e trajnerit personal Remil Peqini.
Klei rrëfen se kishte qenë mbi peshë që në moshën 11-vjeçare, duke arritur deri në 122 kg përpara se të vendoste të ndryshonte jetën e tij.

Falë vullnetit të tij dhe punës së instruktorit, për një muaj arriti të bie për 13 kg.
Që fëmijë isha mbipeshë. Në moshën 11-vjeçare peshonja mbi 83 kg. Ushqehesha keq, konsumoja pije me gaz dhe fast food çdo ditë. Organizmi ma kërkonte vazhdimisht.
Vendimi për të nisur palestrën ishte personal, por për realizimin e këtij qëllimi kërkova ndihmën e vëllait, i cili e lidh me trajnerin Remil.
Ditët e para në palestër ishin shumë të vështira, por me kalimin e kohës, fillova të përshtatesha me ritmin dhe regjimin e ri.
Në fillim nuk besoja se do mund të përballoja stërvitjen. Më dha një dietë që më dukej shumë e vështirë.
Por që në muajin e parë humba 13 kg. Tani kam shkuar në 98 kg dhe vazhdoj të stërvitem çdo ditë për të arritur formën që dua.
Trajneri personal, Remil Peqini, ndau me publikun qasjen që ka ndjekur me Klein dhe theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi midis trajnerit dhe klientit për të arritur rezultatet.
Sipas Peqinit, shumica e adoleshentëve sot, nga mosha 10 deri në 18 vjeç, konsumojnë ushqime të pashëndetshme dhe pije energjike që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre.
Është kombinimi i vullnetit të personit dhe motivimit nga trajneri që sjell suksesin. Roli më i madh që ka një instruktor është të motivojë. Një person që është mbi peshë ka shpesh edhe presion psikologjik, sepse ndjen se të gjithë e shikojnë dhe e gjykojnë.
Shumica e adoleshentëve sot, nga mosha 10 deri në 18 vjeç, konsumojnë ushqime të pashëndetshme dhe pije energjike që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre.
Pijet me gaz dhe sheqeri i tepërt janë një nga shkaktarët kryesorë të mbipeshës dhe ndjenjës së urisë së vazhdueshme. Njerëzit shpesh konsumojnë ushqim pa e kuptuar, vetëm sepse trupi e kërkon.
Trajneri zgjodhi një dietë strikte, për shkak të gjendjes së tij fillestare dhe për të nisur sa më shpejt transformimin fizik.
Nëse në një 24-orësh konsumon më pak kalori sesa shpenzon, do të dobësohesh, kjo është thjesht matematikë. Nëse janë të njëjta, pesha nuk ndryshon. Nëse konsumon më shumë, do shtosh në peshë.
Trajneri thekson se, përveçse është krenar për arritjet e Kleit, edhe vetë ai ndjen kënaqësi personale kur sheh rezultatet e punës së tij.
Kur klienti arrin qëllimin, unë e konsideroj si një fitore personale, unë e kam gol me veten.
Dua që Klei të arrijë formën e trupit që dëshiron dhe besoj se brenda gjashtë muajve do të ketë një transformim total, sepse ka një vullnet të jashtëzakonshëm.



