Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë.
Një person është gjetur me dëmtime të rënda në pjesën e kokës.
Burime për TvT bënë të ditur se personi në fjalë, rreth 35-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është gjetur në rrugë me dëmtime në kokë, fraktura dhe prerje të thellë në fyt.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pritet që policia të zbulojë detaje të reja në lidhje me identitetin, shkaqet e ngjarjes dhe autorët.



