Videot në “Tik-Tok” të gjyqtares, reagon ministrja Gjonaj

Videot në “Tik-Tok” të gjyqtares, reagon ministrja Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas videove në “Tik-Tok” të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, brenda institucionit që drejton.

Përmes një postimi në “Twitter”, Gjonaj shkruan se videot e gjyqtares Kapedani janë të pakomentueshme dhe se prej dhjetorit të vitit 2019 i ka kërkuar KLGJ-së verifikim dhe marrje mase pas lirimit të një subjekti kriminal.

Më tej Gjonaj shkruan se veç masës që do të merret ndaj Kapedanit, do të hetohet në mënyrë të thelluar dhe gjendja pasurore e saj.

Postimi i plotë:

Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy