Në ekipin e Interit nuk rezultoi asnjë futbollist pozitiv me COVID-19 dhe pas nxjerrjes së rezultateve të tamponëve, futbollistët zikaltër rinisën stërvitjen individuale.
Ajo që është vënë re gjatë dy ditëve të para të stërvitjes është se trajneri Antonio Conte nuk ka qenë në fushën e lojës pranë lojtarëve, por i ka ndjekur ata nga larg kjo për vetë faktin se Conte po pret ende rezultatin e testit të dytë për të zbuluar nëse është apo jo pozitiv me koronavirus dhe jo vetëm që po qëndron larg futbollistëve, por edhe larg stafit të tij.
Gjithsesi një “maniak” ndaj seancave stërvitore nuk mund të qëndronte pa parë atë që po bëjnë futbollistët e tij dhe gjatë kësaj periudhe dhe për këtë arsye Conte po i ndjek nga tribunat e Appiano Gentiles paraqitjet individuale të lojtarëve të tij në ditët e para të stërvitjes në pritje të testit të dytë për COVID-19.
Ndërkohë në Itali gjatë orëve të fundit do të vendoset nëse do të nisë stërvitja në grup në datën 18 maj edhe pse 8 futbollistë të Torinos, Sampdorias dhe Fiorentinës kanë rezultuar me koronavirus.



