
Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Ndërsa në zonat Lindore dhe Juglindore do ketë reshje të izoluara shiu e dëbore.
Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht në zonat bregdetare e më pas kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 14°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore mbetet në ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut dhe stuhive afat shkurtra të erës.
Po ashtu pjesërisht qendra dhe rajoni i Ballkanit mbeten me reshje të pakta shiu. Ndërsa kthjellimet dominojnë Veriun, Ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik.



