Një sasi prej 384 kg substancë pluhur është kapur nga policia gjermane në Leverkusen.
Të gjitha mostrat e kryera deri më tani kanë treguar se lënda narkotike është kokainë.
Lënda narkotike ishte e futur në kutitë e bananeve dhe e ndarë në pako me nga 1 kg secila.
Kokaina ishte fshehur në 26 kuti bananesh.
Furnizuesi i bananeve ishte nga Ekuadori, ndërsa brenda pakove kishte edhe një GPS, e cila sipas hetuesve kontrollonte lëvizjen e mallit dhe i ndihmonte trafikantët të kontrollonin maunen e ngarkuar.
Hetimet e tyre janë duke vazhduar.



