Rafting në Vjosë, Spathara: Sport pa mbetje, përfitojnë të gjitha bizneset e zonës (VIDEO)

Rafting në Vjosë, Spathara: Sport pa mbetje, përfitojnë të gjitha bizneset e zonës (VIDEO)

Përfaqësues të raftingut në lumin Vjosë ranë dakord sot me Ministrinë e Mjedisit për sezonin e ri të lundrimit në këtë luginë. Alma Spathara nga Federata Shqiptare e Rafting, në një lidhje me MCN Informacion zbuloi më shumë mbi këtë marrëveshje.  

 

Vjosa mund të lundrohet gjatë gjithë vitit. Nuk ka pse ta limitojmë aktivitetin në këtë lumë. 

 

Nuk kishin asnjë lloj argumenti. Thjesht disa rreshta ku përcaktohej, koha, orari, numri i gomoneve dhe pikat e hyrje-daljeve. Në Vjosë, sezoni është gjithëvjetor, nuk limitohet nga sezoni. 

 

Ne nuk kemi informacion nëse janë bërë konsultime. Në 31 dhjetor morëm vesh që paska një rregullore për rafting. Para ca ditësh u ndalua një nga guidat. Ne u shqetësuam dhe i dërguam një letër kryeministrit. Më pas u bë takimi i sotëm, në të cilin u vendos data 1 prill si hapja e sezonit dhe 30 nëntori si data e mbylljes. 

 

Rafting është sport që nuk lë mbetje. Vetëm prej tij vijnë me mijëra turistë në zonën e Përmetit. Është një rrjet i gjerë biznesesh lokale që përfitojnë prej rafting. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy