
“Një dokument i rrjedhur nga trupat ruse i miratuar më 18 janar tregon planin e pushtimit kundër Ukrainës dhe lëvizjet fillestare për të pushtuar vendin nga 20 shkurti deri më 6 mars”.
Me këto fjalë, në një postim në Tweeter, grupi hakerëve Anonymous publikon imazhet e hartave dhe datave që disponon, për t’i vërtetuar botës se Kremlini ishte përgatitur prej kohësh për të pushtuar Ukrainën me një projekt të mirëpërcaktuar.
Pas publikimit të dokumenteve ka nisur verifikimi për të vërtetuar se, janë realisht të vërteta. Pretendohet se plani ushtarak i ështe dhënë Anonymous nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Në faqen e parë të planit të Federatës Ruse, shkruhet “Flota e Detit të Zi”, teksa bashkëngjitur gjeni dokumentet e publikuara.



