Çuçi: Gjatë muajit shtator, IKMT shembi mbi 60 ndërtime në bregdetin e jugut

Çuçi: Gjatë muajit shtator, IKMT shembi mbi 60 ndërtime në bregdetin e jugut

Ministri i Brendshëm, Bledii Çuçi thotë se mbi 60 ndërtime pa leje janë shembur nga IKMT gjatë muajit shtator, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”. Sipas tiij, puna ishte përqendruar në bashkinë Vlorë, Himarë dhe Sarandë, ndërsa në ditët e para të tetorit fadromat e IKMT janë rikthyer në zona të tjera të bregdetit.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Çuçi thekson se nuk kemi të bëjmë me një aksion, por është një punë e vazhdueshme për të ushtruar kontroll më të mirë të territorit.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon operacionin ‘Bregdeti Ynë’. Vetëm gjatë muajit shtator kur ky operacion rinisi pas sezonit veror, janë shembur mbi 60 objekte të ndërtuara pa leje apo në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë. Kush ka menduar se ishte thjesht një aksion, me siguri do të jetë zhgënjyer po aq sa ata që i ngritën këto objekte në shkelje të ligjit dhe tani duhet të përballen me pasojat. Do të pastrojmë të gjithë territorin e vendit, vijën bregdetare po e po siç nisëm në qershor, nga zaptuesit që duhet ta mësojnë njëherë e mirë se ka perënduar koha kur gjeje shesh e bëjë përshesh nën hundën e shtetit. IKMT dhe Policia e Shtetit bashkë me institucionet e tjera po punojnë ndërkohë të evidentojnë objekte pa leje edhe në zonat e mbrojtura dhe akset rrugore kombëtare, të cilat do të shemben pa as më të voglin hezitim”, thotë Çuçi.

Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetra persona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy