Të paktën 78 persona kanë vdekur në kryeqytetin e Yemenit, Sanaa, pas një rrëmuje e cila nisi në momentin kur po shpërndahej ndihma financiare në Qytetin e Vjetër.
Një deklaratë nga ministria e brendshme, e quajti ngjarjen tragjike dhe e të dhimbshme, duke u shprehur se kjo ishte një ngjarje e rastësishme e parave nga disa tregtarë pa koordimin me Ministrinë e Brendshme dhe pa organizim.
Dëshmitarët okularë, thanë për Associeated Press se rebelët e Houthis qëlluan në ajër në përpjekje për të kontrolluar turmat, por plumbi goditi një tel elektrik që shkaktoi shpërthimin e tij duke shkaktuar më pas panik.
Dëshmitarët thanë po ashtu se paratë që po shpërndaheshin arrinin në 5,000 rijalë jemenas, ose rreth 16 paund. AP shton po ashtu se rebelët e Houthi mbyllën zonën ku po shpërndaheshin parat dhe bllokuan gazetarët të futeshin.

Kujtojmë që grupi Houthitë kanë mbështetjen e Iranit dhe kanë kontrolluar Sanaa që nga viti 2014, kur ajo përmbysi qeverinë e njohur ndërkombëtarisht atje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili shënohet nga një periudhë agjërimi.
Javën e kaluar filloi një shkëmbim i madh i të burgosurve midis palëve ndërluftuese në Jemen, i parë si pjesë e përpjekjeve të shtuara për t'i dhënë fund konfliktit shkatërrues tetë-vjeçar.
Mohamed Ali al-Houthi, kreu i komitetit suprem evolucionar të Houthi, fajësoi krizën humanitare të vendit për krizën e së mërkurës.





