Kompania Meta ka aktivizuar kufizime më të rrepta për përmbajtjen që të rinjtë mund të hasin në Instagram dhe Facebook.
Sipas eksperteve Instagram dhe Facebook do të fillojnë të fshehin më shumë lloje postimesh.
Kur një adoleshent do të kërkojë në Instagram dhe Facebook për terma që lidhen me vetëvrasjen, vetëdëmtimin dhe çrregullimet e të ngrënit, aplikacionet do të fshehin rezultatet, duke i drejtuar abonentët te burimet për ndihmë.
“Ne kemi fshehur prej kohësh rezultate për kërkimet për vetëvrasje dhe vetëlëndim që në thelb shkelin rregullat tona dhe tani po e zgjerojmë këtë mbrojtje për të përfshirë më shumë terma. Ky përditësim do të jetë i disponueshëm për të gjithë në javët e ardhshme”, thuhet në njoftim.



