Taksisti shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga

Taksisti shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga

Një person në Tiranë i cili kamuflohej si taksist është vënë në prangat e policisë, për shkak se shpërndante kokainë në doza.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugën operative për një shtetas i cili gjatë kohës që punonte si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza, efektivët e komisariatit Nr. 2 finalizuan operacionin policor të koduar “Taksisti” .

Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Tiranë.

54-vjeçari duke shfrytëzuar profesionin e tij si taksist shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza, në të gjithë Tiranën.

Në rrugën “Muhamed Gjollesha” është bërë ndalimi i automjetit taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 328 doza kokainë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy