
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, pasditen e sotme, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit, të cilët po udhëtonin me mjetin fuoristradë që është përmbysur.
Sakaq, dy prej të lënduarve po marrin mjekim në spitalin e Librazhdit dhe drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim më të specializuar në Elbasan.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë.
Familja po udhëtonte nga Elbasani dhe janë përfshirë në aksident, ku janë përplasur me një mjet tjetër.



