
Komisioni i Përzgjedhjes pranë Byros Kombëtare të Hetimit mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.
Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.
Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.



