
Vetëm 16 vjeç, por tashmë një prestigjator profesionist.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Klesti Koxha ndau historinë e tij frymëzuese për mënyrën si e nisi dhe zhvilloi pasionin për truket magjike.
Në studio, ai vendosi në lojë moderatorët, duke i befasuar me disa truke mbresëlënëse me letra, që nxorën reagime të forta dhe shumë të qeshura.
Kam rreth 4-5 vite që merrem me magji.
Stërvitem rreth dy orë në ditë, sepse praktikimi është çelësi kryesor për të përmirësuar çdo truk dhe për ta bërë atë sa më bindës.
E nisa duke i bërë truket te shokët. Më pëlqeu mënyra si reaguan, e ndjeva që kjo gjë më përkiste.
Nuk ka pasur ndonjë ‘bujë’ të madhe, por për mua ka qenë gjithmonë një hobi i sinqertë, jo diçka që e shoh për famë apo fitime.
Sipas Klestit, për t’u bërë prestigjator i mirë, nuk mjafton vetëm dëshira.
Duhet pasion, durim dhe vendosmëri.
Dhe mbi të gjitha, të dish kur të thuash ‘stop’ sepse jo çdo gjë ka nevojë për një truk.



