
Ai është një nga emrat e përfolur për të zënë karrigen e kryeministrit në Britani, por mund të thuhet se në jetën personale nuk ka të njëjtin sukses si në politikë. Boris Johnson është bërë problem për fqinjët për shkak të zënkave me të dashurën aktuale, Carrie Symonds, me të cilën jeton pas ndarjes nga gruaja e dytë.
Tonet e ngritura i kanë detyruar fqinjët të thërrasin policinë. Kjo e fundit e ka konfirmuar rastin për mediat, por ka shtuar se nuk ka pasur episode dhune dhe as denoncim, çka do të thotë se ngjarja nuk është regjistruar në asnjë dosje.
Një regjistrim audio që disponon “The Guardian” zbulon se Symonds i ka kërkuar të largohet nga shtëpia, por ai ka refuzuar, ndërsa në sfond dëgjohen gjëra që hidhen përtokë.



