Mbledhja e sotme e Këshillit të Qarkut Vlorë është shoqëruar me debate dhe përplasje fizike. Kryetari Sadrit Danaj është shkarkuar me 15 vota të këshilltarëve të majtë, ndërsa në mbledhje munguan këshilltarët e opozitës. Ndërsa këshilltarët e LSI-së janë larguar, pasi kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes.
Pas votimit, Danaj e ka quajtur procesin të pavlefshëm dhe kabërë thirrje që socialistët t’i bashkohen lëvizjes “Zgjidhja” të Koço Kokëdhimës.
Pamjet e transmetuara nga Balkanweb tregojnë Danajn duke bërtitur dhe duke kërkuar fletën e votimit.



