Presion për Kosovën /Vuçiç: Vendet perëndimore po përpiqen të ndryshojnë formatin e bisedimeve

Presion për Kosovën /Vuçiç: Vendet perëndimore po përpiqen të ndryshojnë formatin e bisedimeve

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duke folur për çështjen e Kosovës dhe ka thënë se Serbisë ka përpara një periudhë të vështirë, “pres presione të mëdha, mbetet të shohim se çfarë do t’i ofrojnë Serbisë”.

Sipas presidentit Vuçiç, vendet perëndimore po përpiqen të ndryshojnë formatin e bisedimeve mbi Kosovën përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

 Vuçiç theksoi se Serbia do të përballet me situata që janë shumë më të vështira.

Jam i sigurt se do të marrim vendimet që do të jenë më të mirat për të ardhmen e vendit tonë dhe se në të njëjtën kohë do të jemi në gjendje të mbrojmë interesat e tashme vitale nacionale. Sigurisht se nuk do të jemi shumë më të lumtur”, tha ai, raporton B92.

Duke komentuar nismën e Londrës për të hequr raportimin e rregullt mbi Kosovën, Vuçiç tha se kjo nuk është diçka e re.

Këtë po përpiqen ta bëjnë tash e një kohë të gjatë britanikët, amerikanët, francezët dhe të gjithë ata që kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq, duke shtuar se “nga pikëpamja e tyre ata e kanë kryer punën. Pozicioni ynë nuk është i lehtë, ne do të vazhdojmë të luftojmë. Kjo nuk do të ndryshojë shumë në esencë”, tha presidenti serb. 

Përveç kësaj, ai theksoi se Rusia ka ndihmuar dy herë Serbin me veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe se ajo pritet "mbështetjen e hapur të Rusisë" në të ardhmen. Gjithashtu Vuçiç theksoi se do të diskutojë për këtë çështje edhe me "miqtë kinezë".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy