
“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Do të vazhdojmë të grumbullojmë faktet”, citohet të ketë deklaruar lideri i opozitës Lulzim Basha sot në takimin që ka zhvilluar mbrëmjen e sotme me krerët e degëve të PD.
Kjo është hera e parë që lideri demokrat artikulon mosnjohjen e 25 prillit, teksa vetëm një ditë pas procesit ka nisur të mbledhë fakte për atë që e cilëson masakër elektorale.
Kreu i PD, të cilit po i kërkohet dorëheqja, lë kështu të hapura pikëpyetje nëse demokratët do të shkojnë apo jo në Kuvendin e ardhshëm.
Pavarësisht kësaj, të martën në orën 18.00 Lulzim Basha ka thirrur mbledhje me kandidatet fitues në zgjedhjet e 25 prillit.



