
Ndërtimi i kullave në Tiranë, për gazetarin investigativ Artan Hoxha kanë dy burime kryesore.
Në studion e “Të paekspozuarit” në MCN tv, Hoxha tha se moom-i i ndërtimit të kullave në Tiranë vjen kryesisht nga narkotrafiku dhe korrupsioni.
Janë 35 mijë apartamente vetëm në kryeqytet, është një boom i tillë vetëm këtu ka dy burime kryesore. Janë para që vinë nga narkotrafiku dhe korrupsioni. Pastaj kjo pjesë ndahet në proporcion.
Unë këto firmë që mbahen me emra këtu, unë i njoh me të Brazilit, Ekuadorit, Bolivisë. Pra praktikisht ata kanë një kompani të ligjshme të kontraktuar, pra ajo që bën dokumentacionin, ajo që ne shohim në tv, rregullon letrat, punën dhe pjesa e parave është ajo që dihet.
Sot në Shqipëri, 95% të të gjitha vinçave që ndodhen këtu, janë në kryeqytet. Vetëm Dubai i ka këto lloj niveli, kurse Tirana i shikon kudo dhe vazhdimisht ndërtohet.



