Një burrë xheloz, i cili i kishte ndaluar të shoqes çdo lloj kontakti me meshkuj të tjerë dhe i kontrollonte vazhdimisht telefonin, është vënë në pranga me akuzën e keqtrajtimit në familje.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Romë, ku një 39-vjeçar rumun ka parë imazhe të një filmi pornografik dhe ka menduar se aktorja ishte e shoqja.
I hutuar nga ky fakt, ai e ka detyruar edhe të birin 13-vjeçar të shohë filmin për ta bindur se aktorja ishte nëna e tij.
Pas dhunës së shpërthyer në familje, gruaja dhe vajza e saj e vogël ia kanë dalë të largohen dhe të kërkojnë ndihmën e fqinjëve, që kanë njoftuar policinë. 39-vjeçari është arrestuar menjëherë sapo kanë mbërritur karabinierët.



