Tre shqiptarë dhe një serb, grup droge në Itali (VIDEO)

Tre shqiptarë dhe një serb, grup droge në Itali (VIDEO)

Policia e Recovatos në Itali shkatërroi një bazë të shpërndarjes së drogës. Në përbërje të këtij rrjeti ishin 3 shqiptarë dhe një shtetas serb. Në kohën e mësymjes, karabinierët gjetën poshtë tryezës në kuzhinë dy qese marihuanë, me peshë një kg, e future mes ushqimeve.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 5 gramë kokainë dhe kartmonedha false siç ishin 260 euro, 27 dollarë, 134 paund dhe prerje të tjera.

Për makinat tip “Audi” dhe “Porche”, ata nuk kanë dhënë shpjegime, ndërsa kreut të grupit, që është një 26-vjeçar shqiptar, i’u gjet edhe një kartë identiteti rumune, e falsifikuar.

Tre shqiptarët janë të moshava nga 23 deri në 41 vjeç, ndërsa serbi ishte një 22-vjeçar. Ata akuzohen se kishin trafikuar sasi të konsiderueshme droge, të cilën më pas e shpërndanin në zonë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy