
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngjarjen e një dite më parë, ku humbi jetën futbollisti i "Egnatias", Raphael Dwamena.
Sipas burimeve të korrespodentës së MCN nga Durrësi, mësohet se janë marrë në pyetje mjekët e ekipit, personeli i autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë.
Janë sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të lojtarit në FSHF dhe në klubin e Egnatias.



