Faturat e Arbitrazhit, PD: 447 mln euro gjoba e Edi Ramës për familjet shqiptare (VIDEO)

Faturat e Arbitrazhit, PD: 447 mln euro gjoba e Edi Ramës për familjet shqiptare (VIDEO)

Partia Demokratike ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për gjyqet në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Sipas PD, 447 milionë euro, është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare, të cilat nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët.

Më tej PD kujton se në 8 prill 2021 ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen "Becchetti", çështje për të cilën pret të hetohet me përparësi, pasi sipas saj çdo vonesë kthehet në dëm ekonomik për shqiptarët.

447 milionë euro, kjo është fatura e Edi Ramës për familjet shqiptare. Imagjinoni sa probleme të vogla dhe të mëdha për shqiptarët do të zgjidhte kjo shumë marramendëse, që fatkeqësisht do të kthehet në një peshë për buxhetin e çdo familje, që do të detyrohet të paguajë papërgjegjshmërinë e Edi Ramës. 447 milionë euro nuk do të shkojnë për spitale, shkolla, kopshte, investime në infrastrukturë, ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, por për të paguar dëmet e shkaktuara nga një pakicë që ka shkatërruar ekonominë dhe po varfëron shqiptarët. Në 8 prill 2021 Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen "Becchetti". Ne presim që ajo të hetohet me përparësi, sepse çdo orë vonesë tashmë përkthehet në një dëm ekonomik të pakthyeshëm për qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy