Në vitin 2023 ushtria amerikane ka refuzuar 52 000 mijë kandidatë për shkak të mbipeshës.
Kjo është ajo që del nga një raport i një instituti kërkimor në SHBA (Projekti Amerikan i Sigurisë).
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gati 40% e popullsisë amerikane, duke përfshirë 18.5% të fëmijëve, janë të prekur nga obeziteti.
Këto refuzime të shkaktuara nga mbipesha vijnë në një kohë kur ushtria amerikane si shumë ushtri në mbarë botën po lufton për të rekrutuar dhe mbajtur anëtarët e saj.
Në harkun kohor 2002-2022 ushtria amerikane regjistroi një rënie të aplikimeve me 54%.
Sipas shifrave të Pentagonit nga viti 2015, 71% e amerikanëve të moshës 17 deri në 24 vjeç nuk janë të kualifikuar për të shërbyer në forcat e armatosura për shkak të mbipeshës, arsimimit të pamjaftueshëm, të kaluarës kriminale ose përdorimit të lëndëve narkotike.
Dhe nga të rinjtë që dëshirojnë të regjistrohen, obeziteti skualifikon pothuajse një të tretën (31%).



