Basha me gjimnazistët: Qeveria ime do zerojë tarifat e studimit për 90% të studentëve

Basha me gjimnazistët: Qeveria ime do zerojë tarifat e studimit për 90% të studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në takim gjimnazistët e Tiranës për të diskutuar për problemet që po hasin në mësimin online.

Ndër premtimet e PD për qeverisjen e ardhshme, Basha tha se ndër hapat e planit tonë është menaxhimi i sistemit arsimor, përkatësisht programi për arsimin e lartë, ku asnjë i ri nuk do të rrij pa studiuar për pamundësi ekonomike.

“E vetmja diferencë mes situatës ku jemi sot dhe situatës ku mund të ishim nëse do ishin marrë masa është qeveria e përgjegjshme. Uji i rrjedhshëm në cdo shkolle duhet të jetë realitet. Mungesa e testimeve është problematika që dëgjoj më shumë. Eshtë problem që shkolla nuk bën testime. Prioriteti ynë jeni ju, të jeni të sigurtë se do marrin të gjitha masat, që t’ju garantohen të gjitha kushtet. Në sistemin e lartë arsimor do të ketë një ndryshim. Ne do të ofrojmë pa pagesë studimin për ato që janë në master dhe bachelor, për fëmijët që vijnë nga familje me të ardhura të pakta”.

Basha tha se prioritet i punës së tij janë pikërisht të rinjtë dhe jo oligarkët.

Ai shtoi se qeveria që do të drejtojë pas zgjedhjeve te 25 prillit do të zerojë tarifat e studimit për 90% të studenteve.

  Ndërsa paguhen miliona dollarë për afera korruptive, shkollat shqiptare nuk kanë ujë të rrjedhshëm. Ekspertët më të mirë të arsimit do të zgjidhin metodën e konkurrimit, jo politika. Programi ynë për arsimin e lartë, asnjë i ri/e re pa studiuar për pamundësi ekonomike. Programi i arsimit, stimulim ekselencës, veçanërisht në fushat e teknologjisë së informacionit. Pjesë e programit, stimulimi i ekselencës sportive. Bursat e ekselencës do të përfshijnë edhe sportet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy