“Edi Rama është nyja që bën bashkë drogën dhe krimin” ka qënë kjo akuza e Kryetarit të opozitës Lulzim Basha ndaj Kryeminsitrit Edi Rama. Në një takim me qytetarë dhe drejtues të strukturave të PD-së në Cërrik Basha është shprehur se në tre vite qeverisje nuk është bërë asnjë investim, ndërsa shtoi se vendi është kthyer në hambar të prodhimit të drogës.



