Zbulohet banda e prostitucionit në Itali, arrestohen 6 shqiptarë

Zbulohet banda e prostitucionit në Itali, arrestohen 6 shqiptarë

Një bandë që shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion është shkatërruar nga policia italiane.

Siç bëjnë të ditura mediat italiane, policia pas një hetim disa mujore ka bërë të mundur identifikimin e anëtarëve të bandës, ku pjesë e saj ishin shtetas rumunë, shqiptarë, e italianë.

Për të kryer me sukses këtë operacion, policia kishte angazhuar 40 agjentë, në fund të operacionit u bë i mundur arrestimi i pjesëtarëve të bandës.

Mësohet se ata shfrytëzonin vajzat e reja në zonën e Tempios, në Modena.

Pas arrestimi, gjykata la në burg tre shtetas shqiptarë, Ismet Rapi, 36 vjeç, Flamur Beluli, 30 vjeç, Petrit Thartori, 41 vjeç, i njohur si Titi. Ndërkohë, është vendosur arrest shtëpie për tre shqiptarë të tjerë, Gerta Rapi, e njohur me emrin Pamela, 34 vjeç, Dorian Çakri, 27 vjeç, dhe Fabiol Çakri, 25 vjeç.

Hetimet tregojnë se organizata është goditur edhe disa vite më parë, por ka mundur që të ristrukturohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy