Universiteti i Gjenevës kërcen shqip, Shala: Populli zviceran e pranon mirë kulturën shqiptare

Universiteti i Gjenevës kërcen shqip, Shala: Populli zviceran e pranon mirë kulturën shqiptare

Studentja shqiptare nga Zvicra, Dafina Shala, tregon se si studentët shqiptarë iu mësuan vallen zviceranëve në Universitetin e Gjenevës.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Shala tregoi se nuk e kanë pritur suksesin e videos, por se janë ndjerë shumë krenar që e panë të gjithë.

Eventi ishte i organizuar nga një shoqatë studentore dhe shoqata e studentëve shqiptarë në Gjenevë. Morëm pjesë në këtë Gjenevë, në një stendë me ushqime.

Në fund morëm pjesë në një spektakël, ku në shoqatë të vallëzimit morëm pjesë me katër vallëzime.

Në fund kryesia e shoqatës së Gjenevës na ftoi për të vallëzuar dhe morëm shoqërinë zivcerane dhe hymë në valle.  

Nisa ti mësoj vallen e thjeshtë me tre hapa, vallja e shpejtë, shoqes sime. E kanë kapur, se i kemi mësuar.

Jam ndjerë shumë mirë, populli zviceran e pranon mirë kulturën shqiptare se në Gjenevë dhe në Zvicër ka diasporë shqiptare shumë dhe janë kuriozë për të mësuar traditat tona.

Nuk besoj se ka sterotipe të mëdha, unë kam lindur dhe rritur në Zvicër, kurrë nuk e kam ndjerë veten se jam pritur keq se jam shqiptare.

Jetoj në Gjenevë e cila është shumë internacionale.

Ajo tregoi se familja e saj u largua nga Kosova në kohën e luftës dhe shkuan në Zvicër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy