<p>Entela Hidri, pedagoge komunikimi, thotë se teknologjia është sfida e të gjithë prindërve. Sipas saj, më shumë se me çdo gjë tjetër, ata edukojnë me modelin. </p> <blockquote> <p><em>Prindërit edukojnë me modelin. Ne kemi fëmijë që kalojnë shumë kohë me telefonin sepse ata kanë prindër që u flasin ndërkohë që kanë në dorë një telefon. Është sfidë e të gjithëve. Është sfidë globale. Në këtë periudhë sfida është asocializimi real dhe socializimi virtual. </em></p> </blockquote> <p>Hidri tha se teknologjia e ka zbehur komunikimin real.</p> <blockquote> <p><em>Rrjetet sociale thyejnë komunikimin real. Është ndryshe nga komunikimi verbal, sy më sy. Në çdo kohë ka një sfidë. Çdo brez ka sfidat e veta. Lutem që të vijë koha t’i rikthehemi natyrës. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë: fëmijët nuk ka nevojë t’i gjykojmë. </em></p> </blockquote>



