Autoritetet turke kanë arrestuar 147 persona të dyshuar se i përkasin grupit xhihadist Shteti Islamik.
Lajmin e bëri me dije këtë të martë ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.
Dyzet persona të cilët dyshohen se i përkasin këtij grupi u arrestuan të dielën në tetë provinca të vendit.
Nga 1 qershori 2023, në vend janë arrestuar gjithsej 2919 persona të dyshuar për lidhje me grupin xhihadist, tha ministri i Brendshëm.



