
Një varkë peshkimi e cila mbante të paktën 200 emigrantë, përfshirë shumë fëmijë, e cila u nis nga Kafountine në Senegalin jugor, është zhdukur prej më shumë se një javë dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në Ishujt Kanarie, raporton OJQ-ja Walking Borders. Mediat ndërkombëtare raportojnë se mungojnë dhe dy gomone të tjera të ngjashme me emigrantë të tjerë në bord, njëra me 65 persona dhe tjetra me 60. Në kërkim për gjetjen e tyre po merr pjesë një aeroplan.



