Bashkia e Shkodrës gjobit trajnerin e Vllaznisë: Nuk do të aplikohet nëse ekipi do dalë me rezultate pozitive

Bashkia e Shkodrës gjobit trajnerin e Vllaznisë: Nuk do të aplikohet nëse ekipi do dalë me rezultate pozitive

Bashkia e Shkodrës ka gjobitur me 1.5 milionë lekë lekë (të vjetra) trajnerin kroat të ekipit të Vllaznisë, Thomas Brdariç. Në dokumentin e publikuar shkruhet se Brdariç është gjobitur nga drejtuesit për performancën e dobët të skuadrës në 9 ndeshjet e fundit. Dokumenti mban vulën dhe firmën e kryebashkiakes Voltana Ademi.

Kjo masë është marrë pas humbjes 2-1 kundër Bylisit. Ndër të tjera në dokument thuhet: “Rezultatet e dobëta të skuadrës në ndeshjet e fundit si trajner dhe mungesa e disiplinës të ngarkojnë me përgjegjës duke rrezikuar objektivat e klubit. Prandaj kërkohet që ju jo vetëm të rrisni nivelin e vendim-marrjes gjatë procesit dhe lojës, por edhe të motivoni lojtarët për rezultate pozitive”.

Lidhur me këtë vendim erdhi një tjetër sqarim:

Klubi i Futbollit Vllaznia pas rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit të shoqëruara me performancë të dobët analizoi me qetësi përgjegjësitë për të gjithë stafin teknik si dhe lojtarët e aktivizuar. Duke qenë se në asnjë rast penalizimi nuk përbën qëllim në vetvete kemi marrë masa disiplinore dhe sanksione financiare me kusht që të ketë një mobilizim të gjithanshëm për rikthimin tek rezultatet pozitive ndaj stafit teknik dhe disa prej lojtarëve të cilët besojmë se kanë të gjithë potencialin dhe mundësitë e duhura për të arritur objektivin që klubi i ka vënë vetes pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Të gjitha masat paralajmëruese ndaj stafit teknik dhe lojtarëve nuk do të aplikohen nëse ekipi në ndeshjet kryesore në vazhdimësi do të arrijë të marrë rezultate pozitive të cilat rrisin besimin tek publiku dhe garantojnë objektivin sportiv.

Trajneri kroat i cili formatoi nga e para një ekip duke krijuar iluzionin e një mini-Barçe, do të duhet të paguajë gjobën një ditë pasi skuadra e tij u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës. Shkodranët mposhtën dje Korabin 1-0 dhe pas ndeshjes, Brdariç është njohur me masën e marrë nga drejtuesit shkodranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy