
LSI kërkon ekspertizë të fortë ndërkombëtare në Shqipëri për luftën ndaj drogës. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një bashkëbisedim me gazetarët tha se ndërprerja e operacioneve në mes nuk është një sukses por një kambanë alarmi dhe dëshmon se qeveria është promovuese e krimit dhe drogës.



