Meta: Të mos biem në vetëkënaqësi nga arritjet e koalicionit

Meta: Të mos biem në vetëkënaqësi nga arritjet e koalicionit

 Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Ilir Meta duke marrë fjalën në Konventën Kombëtare Zgjedhore të kësaj partie tha se koalicioni qeverisës ka akoma potenciale të larta, të pashfrytëzuara, ndërsa arritjet nuk kanë vend për vetëkënaqësi.

“Vlerësoj se koalicioni ka potencial të lartë, por të pashfrytëzuar ende në plotësimin e premtimeve zgjedhore dhe në përballimin e sfidave zhvillimore, por në asnjë rast nuk ka vend për vetëkënaqësi”, u shpreh kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit.

LSI si forcë politike ka detyrimin dhe përgjegjësinë kombëtare ta mbajë të ndezur flakën e shpresës për çdo shqiptar, tha ai. Parimet e politikës sonë janë mirëkuptimi, bashkëpunimi, dialogu dhe konsensusi dhe jo konfliktualiteti, që është humbje kohe.

Ndaj jemi këtu që të kërkojmë një rrugë zgjimi tek potencialet e pafundme të shqiptarëve që politika nuk i ka dëgjuar, theksoi kryetari i LSI-se. Ne po kërkojmë atë, që të gjithë në heshtje e pranojmë kudo, një shanc për të gjithë, për të ndryshuar vendin për t’u dëgjuar dhe përfshirë për një jetë më të mirë dhe një Shqipëri më të begatë.

Meta shprehu angazhimin e tij për zbatimin me përgjegjshmëri maksimale të ligjit të dekriminalizimit, me qëllim që jo vetëm të zbatohet, por as të mos i shkojë mendja dikujt, me probleme serioze, që të hyjë e përfaqësojë qytetarët shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë apo çdo institucion publik, theksoi ai.

Nuk mund të hyjnë më kontrabandë individë të tillë me rekorde kriminale. Kemi detyrimin që në Kuvend të çojmë sa më shumë intelektualë, të rinj dhe të reja dhe të mos çojmë deputetë që kërkojnë tendera, bëjnë presion e shantazhe ndaj qeverisë dhe ministrave, apo që shesin mandate deputetësh, verejti Meta.
Kuvendi i ardhshëm, vijoi ai, pavarësisht nga përbërja politike të jetë një Kuvend që të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy