Propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova lehtëson masat e COVID-19

Propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova lehtëson masat e COVID-19

Propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave të COVID është miratuar sot nga qeveria e Kosovës. Mediat atje bëjnë me dije se masat janë lehtësuar për disa sektorë, të cilat do të kenë një kufizim më të vogël të orarit. Kjo vlen për komunat me rrezik të ulët, të mesëm dhe të lartë.

“Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Te ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në 05:00 të mëngjesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy