Bosi i grupit mafioz “Ndragheta” në Itali është kapur pas 25 vitesh në kërkim. Rocco Morabito është kapur në një hotel në Montevideo, Uruguaj.
Ai jetonte në Punta del Este dhe sipas burimeve të cituara nga mediat italiane, ai posedonte një kartë identiteti uruguajane, të cilën e kishte marrë me anë të dokumenteve false braziliane.
I lindur në Africo, provincë e Reggio Calabria-s, në tetor 1966, Morabito jetonte në Ururguaj prej të paktën 10 vitesh. Ai ishte një prej 10 mafiozëve më të kërkuar.
“Bosi” i Ndraghetës pritet të ekstradohet në Itali.



