Republikanët amerikanë bllokojnë ndihmën për Ukrainën, kryeministri polak: Turp të keni

Republikanët amerikanë bllokojnë ndihmën për Ukrainën, kryeministri polak: Turp të keni

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka kritikuar vendimin e republikanëve amerikanë për bllokimin e një paketë ligjore të negociuar më parë mes partive, me të cilën parashikoheshin fonde për sigurimin e kufijve në kufirin amerikan me Meksikën si dhe ndihma për Ukrainën edhe Izraelin.

Të nderuar senatorë republikanë të Amerikës. Ronald Reagan, i cili na ndihmoi miliona prej nesh për të rifituar lirinë dhe pavarësinë tonë,  nëse do të ishte gjallë sot do të ishte i tronditur. Turp të keni”, tha në një postim në mediat sociale, politikani i qendrës së djathtë.

Kritika jashtëzakonisht e fortë e politikanëve nga partneri më i rëndësishëm dypalësh i sigurisë i Varshavës erdhi pasi Senati i SHBA bllokoi paketën prej 118 miliardë dollarë.

Projektligji do të siguronte 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin.

Tusk është një nga politikanët veteranë të Europës, që ka shërbyer si kryeministër i Polonisë nga 2007 deri në 2014, president i Këshillit Europian nga 2014 deri në 2019 dhe president i Partisë Popullore Europiane nga 2019 deri në 2022, përpara se të rimerrte postin e kryeministrit në fund të vitit të kaluar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy