Në ankth për kthimin në Gaza, të dielën nis lirimi i pengjeve dhe dërgimi i ndihmave

Në ankth për kthimin në Gaza, të dielën nis lirimi i pengjeve dhe dërgimi i ndihmave

Mes polemikave dhe kundërshtive qeveria Netanjahu miratuan të premten marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin. Njëzet e katër anëtarë të kabinetit votuan pro, ndërsa tetë të tjerë kundërshtuan paktin e arritur me ndërmjetësimin e Katarit.

Votën kundër e dhanë dy anëtarë të partisë Likud të Netanyahut dhe 6 nga partitë e ekstremit të djathtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit njoftoi se marrëveshja do të hyjë në fuqi në 08:30  të mëngjesit të së dielës me orën lokale.

Ne i këshillojmë vëllezërit tanë që të qëndrojnë vigjilentë, të ushtrojnë kujdesin maksimal dhe të presin udhëzime nga burimet zyrtare”- shkroi zëdhënësi Majed al-Ansari në një postim në X në arabisht.

Palestinezët në Gaza presin me ankth ndalimin e bombardimeve që kanë goditur enklavën palestineze prej 15 muajsh. Megjithatë, ekziston shqetësimi për goditjet që Izraeli mund të lëshojë në minutën e fundit.

Natën e së premtes deri të shtunën, një grua dhe tre fëmijë ishin mes viktimave të një sulmi izraelit në zonën e supozuar të sigurt të Al-Mawasi.

Organizatat humanitare po përgatiten të ofrojnë ndihmën më të madhe të mundshme për palestinezët në Gaza pasi të nisë zbatimi i marrëveshjes.

Organizata botërore e shëndetësisë njoftoi se planifikon të ngrejë spitale në terren brenda dy muajsh, pasi sistemi shëndetësor i enklavës është shkatërruar.

Janë të paktën 4,000 kamionë me ndihma humanitare që presin të hyjnë në Gaza sapo marrëveshja të hyjë në fuqi.

Gjithashtu, me fillimin e armëpushimit do të bëhen përpjekje për rikthimin e shërbimeve të energjisë elektrike dhe ujit.

Autoritetet lokale në enklavën palestineze po përpiqen të pastrojnë rrugët kryesore nga rrënojat dhe kanë nxjerrë udhëzime për lëvizjen e personave të zhvendosur.

Janë dhënë udhëzime se në cilat zona të konsideruara zona luftarake banorët nuk duhet të afrohen, si dhe udhëzime që të mos hyjnë në shtëpitë në lindje të Rafahut nëse nuk janë të sigurt se çfarë ka mbetur brenda.

Nga ana tjetër në Izrael është i madh padurimi për kthimin e pengjeve .  Ministria izraelite e Drejtësisë njoftoi se do të lirojë 737 palestinezë të mbajtur në burgjet e saj në këmbim të 33 të burgosurve që Hamasi do të lirojë, gjatë fazës së parë të armëpushimit.

Mes të burgosurve që pritet të lirohen është Zakaria al-Zubaidi, përgjegjës për sulme të shumta kundër civilëve izraelitë dhe ish-kreu i Brigadave al-Aksa dhe  krahu i armatosur i Fatahut, i cili u arratis nga një burg izraelit në vitin 2021.

Sondazhet tregojnë se 73% e izraelitëve mbështesin marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa vetëm 19% janë kundër ndonëse me dallime të theksuara mes mbështetësve të qeverisë dhe opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy