
Dy persona janë arrestuar në Sarandë në kuadër të një operacioni të koduar “Kamuflimi” për goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në pranga përfunduan Renato Makri dhe Ilir Prenga të cilët kishin kthyer lavazhin për makinat në një ambient për shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Policia sekuestroi rreth 1 kg kanabis si dhe sende të tjera të paligjshme.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazh automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Krahas lëndës narkotike u sekuestruan edhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, si dhe 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.



