Presidenti i Republikës ka nisur hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pjesëmarrës në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, në vitin 2021 do të jenë Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska, ndërsa anëtare zëvendësuese në KED si përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese është shortuar Fiona Papajorgji.
Ndërkaq Ervin Pupe është zgjedhur përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, ndërsa Ilir Panda anëtar zëvendësues.
Në shortin e hedhur këtë të premte është zgjedhur anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Xholi dhe zëvendësues Kujtim Luli.



