Meloni takon Von der Leyen, në tryezën e bisedimeve emigrantët dhe energjia

Meloni takon Von der Leyen, në tryezën e bisedimeve emigrantët dhe energjia

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni pritet të takojë sot Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. 

Sipas mediave italiane takimi do të fokusohet në tema me interes për Italinë dhe BE-në. Në tryezën e bisedimeve do të jetë çështja e emigrantëve.

Po ashtu pritet të flitet mbi Presidencën e radhës së BE-së që tani mbahet nga Suedia.

Në fokus do të jenë sakaq, rritja e çmimeve të energjisë dhe Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës në Itali.

Në tryezë mund të jetë edhe negocimi që po zhvillohet për një përdorim të ndryshëm të fondeve europiane të kohezionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy