
Pas një muaji agjërim, besimtarët myslimanë nesër do të festojnë Fiter Bajramin.
Ndërkohë, Komuniteti Mysliman ka publikuar edhe programin për këtë ditë të shenjtë për besimtarët.
Në njoftim thuhet se Fiter Bajrami do të falet ditën e martë, më 4 qershor, në orën 06:00 në sheshin "Skënderbej”, Tiranë. Gjithashtu, Bajrami do të falet në disa prej shesheve kryesore të qyteteve dhe nëpër xhami. Programi fillon në orën 05:30 dhe mbaron në orën 6:15.
Programi:
Data: 04.06.2019
Dita: E martë
Ora: 05:30 - 06:15
Vendi: sheshi "Skënderbej”, Tiranë
Hapja e programit: 05:30
Lexim Kur’ani: 05:35, imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj
Fjala përshëndetëse: 05:40, kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
Ligjëratë: 05:45, nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli
Falja e Namazit: 06:00
Hytbeja: 06:05, kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu



