
Gazetari Sebastjan Zonja, në një lidhje nga Prishtina, me studion e lajmeve në MCN TV, ka deklaruar se procesi i votimit në Kosovë po ecën normalisht deri tani, pa ndonjë incident të evidentuar.
Sipas tij, rezultatet e votimeve dalin që në orën 21:00, pasi kutitë numërohen direkt me mbylljen e procesit të votimit pas orës 19:00.
Rezultatet në Kosovë dalin rreth orës 21:00.
Rreth orës 23:00, ato mund të jenë të certifikuara si rezultatet e para, dhe mund të themi se pas orës 19:30 mbyllen të gjitha kutitë e votimit, përveç atyre që mund të kenë vonesa dhe ku mund të shtyhet pak orari, për gjysmë ore.
Ai shpjegoi se, pasi kutitë mbyllen dhe numërohen, ato dërgohen për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Rreth orës 20:30 mund të kemi exit-pollin e parë, i cili mund të ketë një luhatje prej 1%, dhe nga ai moment mund të dalë fituesi.
Tradicionalisht, nga zgjedhjet e kaluara në Kosovë, në ora 23:00 fillon shkëmbimi i mesazheve nga ata që kanë fituar.
Exit-pollët e para mund të dalin menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit.



