Mediat dhe politika/ Shehi: Berisha dhe Rama kanë rrënuar median publike

Mediat dhe politika/ Shehi: Berisha dhe Rama kanë rrënuar median publike

Ish-deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar deklaratat e fundit të Sali Berishës lidhur me mungesën e hapësirës për opozitën në media, duke theksuar se problemi i mediave në Shqipëri lidhet me të dyja palët e politikës.

 

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi u shpreh se si Edi Rama ashtu edhe Sali Berisha kanë ndikuar në dobësimin e medias publike.

 

Këta nuk e duan shtetin. Pra ti po më lavdërove je i mirë. Në një shtet serioz, burrat e shtetit ngrenë një media publike. Në këtë shtet këta të dy e kanë rrënuar median publike. 

Nuk mund të zhdukësh publiken. Nga këtu fillon manipulimi. Sa njerëz punojnë te publiku.

 Doli se privati është më i zoti se publikun e kanë dhunuar të parët përfaqësuesit publikë. Media duhet të kritikojë edhe ajo publike qeverinë e vet. TVSH është konsideruar vegla e qeverisë. i teket që vë e heq si të dojë.

 TVSH ka 7-8% të audiencës. Turp i madh.

Ky në ora 7:30 del në podkast. Mediat shkojnë e xhirojnë podkastin e tij. Ky thotë po më sulmon media. Atij t’i vijë turp që e lidhin mediat atje. 

Të gjitha këto, nuk e di kjo e juaja se te zyra ime nuk e kap, mbaron kjo punë, fillon zotëria tjetër. Jep shpjegime për të gjitha se edhe ky i di të gjitha. Kjo është media. 

Mes kësaj kushedi mbase më vjen radha edhe mua. Media është politika editoriale që bëjnë pronarët. Këta e kanë bllokuar median në Shqipëri dhe po këta ankohen për mediat.

 Qytetarët nuk shohin hallin e vet aty. Media e lirë bëhet me Parlament, me para publike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy