Artan Hoxha në Zululand: Nuk kam tymosur asnjëherë as edhe një cigare, Shipëria është vendi numër një në Europë për prodhimin e kanabisit

Artan Hoxha në Zululand: Nuk kam tymosur asnjëherë as edhe një cigare, Shipëria është vendi numër një në Europë për prodhimin e kanabisit

Sot në Zululand ishte i ftuar gazetari, Artan Hoxha, me të cilin Mustafa Nano diskutoi rreth gazetarisë, ngjarjet e fundit të hidhura aktuale në vendin tonë dhe gjithashtu u diskutua edhe për kanabisin në shqipëri. 

“Kronika e zezë duhet të dihet si të raportohet nga reporterë të përgatitur dhe të guximshëm. Të raportojnë por problemi është tek cilësia e raportimit.” Shprehet ndër të tjera z.Hoxha. Ai shprehet se ky rrjet zinxhir i krimeve do të ndalojë në momentin që do të ndalojë media së bëri publike këto lajme, pasi media ndikon.

Ndërsa përsa i përket cështjes së kultivimit dhe biznesit të kanabisit në cdo zonë të Shqipërisë z.Hoxha shprehet se kanabisi në vend ka filluar ngaqë qeveria e ka mbajtur një sy mbyllur.

Kur Nano e pyeti nëse e ka provuar ndonjëherë kanabisin z.Hoxha shprehet se:

“Unë nuk kam tymosur asnjëherë as edhe një cigare.”

“Kanabisi i Shqipërisë është më cilësori se kanabisi i Marokut,” shton ndër të tjera z.Hoxha.

Nano e pyet nëse Shqipëria është vend që e prodhon apo e konsumon kanabisin,

z.Hoxha përgjigjet se Shqipëria është vendi numër një në Europë i prodhimit të kanabisit, dhe i dyti si furnitor.

Në biznesin e kanabisit janë përfshirë edhe biznesmenë legalë. Ata joshen pasi duhen investime të pakta dhe fitimet janë  të mëdha.  

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy