Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Dushi: Pasgoditjet e forta shtojnë riskun. Shqipëria ndodhet në një rajon tjetër tektonik (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Dushi: Pasgoditjet e forta shtojnë riskun. Shqipëria ndodhet në një rajon tjetër tektonik (VIDEO)

Sizmiologu Edmond Dushi foli në MCN Live lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë, duke lënë deri më tani 800 viktima.

Sizmiologu tha se në Turqi priten pasgoditje të forta që mund të shkaktojnë dëme.

Dushi tha se Shqipëria ndodhet në rajon të ndryshëm tektonik nga Turqia, dhe solli në vëmendje që vendi ynë nuk ka regjistruar tërmete aq të fuqishëm sa Turqia.

Impakti me sa duket është i konsiderueshëm. Dendësia këtu e popullatës është e madhe 15 mijë banorë për kilometër/katror. Tërmeti është ndër më të fortët që ka goditur Turqinë. I krahasueshëm me këtë është ai i Erzinçanit i vitit 1939. Kohët e fundit kemi tërmetin e Vanit që është në të njëjtën linjë tektonike në vitin 2011, por me magnitudë më të ulët 7,5 dhe tërmeti i 2020 që goditi pjesën turke në brigjet e Egjeut në Izmir, me magnitudë 71. Ka historik të gjatë Turqia sa i përket tërmeteve të fortë, mbi 7, dhe kjo lidhet me aktivitetin tektonik. Dallohen dy linja kryesore, thyerja Anatoliane Veriore dhe ajo Lindore, ky tërmet është i lidhur me të dytën. Aty është edhe një kontakt tektonik i fortë mes dy pllakave asaj Arabike dhe asaj Anatoliane. Pritshmëria është që do ketë pasgoditje dhe do të jenë të forta. Ajo më e forta është regjistruar 11 minuta pas ngjarjes, 6,7 shkalla rihter.  Potenciali është ende i lartë dhe do ketë zhvillim.

Jemi në rajone të ndryshme tektonike. Është i njëjti brez alpin mesdhetar. Ne kemi një kontakt tjetër konfrontues me pllakën e Adrias. Thyerjet tektonike në Shqipëri janë më të vogla se 100 kilometra. Nuk kemi pas rekorde me tërmete me magnitudë të tillë, por tërmetet me magnitudë mbi 6 në Shqipëri janë të pranishme. Nëse do thellohet bilanci tragjik në Turqi, s’mund të thuhet, por për shkak të dëmeve dhe pasgoditjeve është një kombinim i keq që mund të ndikojë. Turqia është nga vendet më të prekura nga tërmetet në rajonin e Mesdheut, me tërmete mbi 7 karakterizohet. Aktiviteti është tepër i lartë edhe për faktin që është një pllakë tektonike, e ndërthurur.

Ashensori është një element me risk të lartë në momentin që ndodh tërmeti. Duhet evituar sapo të kalojë goditja, njerëzit duhet të lëvizin të organizuar përmes shkallëve. Impakti kryesor duhet kaluar aty ku je, sepse është e pamundur të lëvizësh sidomos në godinat e larta. Nuk kemi ngjashmëri mes tërmetit në Turqi dhe atij që ka ndodhur në Shqipëri, sepse energjia është shumë herë më e madhe. Pasgoditjet e shtojnë rrezikun. Patjetër që ka njerëz nën rrënojë, struktura që mund të jenë gati”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy