FMN në raportin e saj ka konfirmuar se ekonomia shqiptare po ecën me ritme pozitive dhe pritet të rritet me 3% gjatë këtij viti. Reforma e pagave nisur nga qeveria duhet të shoqërohet me rritje të ardhurash thotë institucioni ndërkombëtar dhe duhet të gjenden të ardhura për të mbajtur të shëndetshëm financat e buxhetit. Eksperti e ekonomisë Pano Soko në studion e “MCN economy”, thotë se përkitazi me kursin e këmbimit FMN thotë se duhet të shmangen ndërhyrjet që nuk kanë të bëjnë me çrregullime tregu. "FMN ka qenë e qartë në dy tregues, ka qenë kursi i këmbimit i cili ka qenë sipas saj një amortizues i mirë i inflacionit duke qenë se ne kemi pasur inflacion të importuar dhe raporti e evidenton faktin se kursi i këmbimit ka qenë një ndër amortizuesit, dhe bën thirrje që Banka Qendrore të qëndroj larg ndërhyrjes efektive të kursit dhe të vazhdojë të shërbeje për të zbutur gjithë presionin inflacionit që vjen nga tregjet botërore" Në këtë aspekt sipas ekspertit të ekonomisë, Pano Soko, FMN mbështet ligjin e ri për tatimin e të ardhurave por që sugjeron të zgjerojë bazën tatimore, përkatësisht rritjen e taksave. "E dyta ka qenë fakti se BB ka evidentuar një element që do duhej të përqendrohemi më tepër që është fakti që kjo rritje e pagave u sanksionua në fillim të prillit qe do të filloj e do të përfundoj deri ë vitin 2024, duhet të shoqërohet me një pakete fiskale. Çka do të thotë që FMN është duke sugjeruar që do duhej që të kihet të paktën brenda periudhës po flasim brenda 2025, që të duhet të ketë një strukturë të re fiskale që do të mbështeste rritjen e të pagave. Që këtu lind problemi, nga njëra anë kemi konsolidimin fiskale që do duhej që të ruajmë prioritet tona të ruajtës së borxhit dhe nga ana tjetër kemi dhe rritje e pagave dhe FMN ka qenë qartë në atë që ka qenë pavarësisht se ka qenë lakonik, që e vetmja formë e cila mund të përballojë këtë rritje të shpenzimeve që keni parashikuar është që të rrisni taksat dhe këtu ngrihet tërë problematika. Rritja e taksave është matematikisht e detyrueshëm që do të thotë që në analizën buxhetore qe i bëhet të ardhurave dhe shpenzimeve e bëjnë të detyrueshme çështjen e ndërhyrjes fiskale".



