Tatimi për profesionet e lira/ Ekonomisti Rekaj shpjegon ndryshimet tatimore në Shqipëri

Tatimi për profesionet e lira/ Ekonomisti Rekaj shpjegon ndryshimet tatimore në Shqipëri

Profesionistët e lirë, të cilët iu gëzuan rrëzimit të pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe i shpëtuan përkohësisht tatimit deri në 23% për vitin 2024, tashmë do të përballen me një sistem të ri tatimor. 

Sipas ekonomistit Enea Rekaj, nga ky vit, nëse një profesionist i lirë siguron 80-90% të të ardhurave nga më pak se tre klientë, ai do të tatohet si një i punësuar.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Rekaj shpjegon qartë se çfarë nënkuptojnë këto ndryshime për profesionet e lira në Shqipëri.

Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat, i cili përfshin edhe profesionet e lira, si ekonomistët, kontabilistët, avokatët, dentistët, klinikat private, influencerët dhe të tjerë që ushtrojnë veprimtari me licencë – ka pësuar ndryshime pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Kjo e fundit rrëzoi pjesërisht nenin 69, por jo të gjithë ligjin.

Edhe pse një pjesë e ligjit është shpallur antikushtetuese, një kategori profesionistësh të lirë do të vijojnë të jenë subjekt i tatimit, sipas kushteve të reja. 

Në thelb, nëse një profesionist i lirë ka të ardhura nga më pak se tre klientë dhe këto përbëjnë 80-90% të totalit të të ardhurave vjetore, ai do të tatohet njësoj si një i punësuar.

Për shembull, nëse një person hap një zyrë kontabiliteti dhe përgjatë gjithë vitit ka vetëm një klient, ai konsiderohet si i punësuar dhe tatohet me 15% mbi të ardhurat neto, pas zbritjes së shpenzimeve. 

Ndërsa një tjetër që ka tre ose më shumë klientë, nuk do të tatohet në këtë formë dhe trajtohet si biznes i vogël.

Rekaj thekson se kjo mënyrë kategorizimi, bazuar në numrin e klientëve dhe përqindjen e të ardhurave që vijnë prej tyre, është e diskutueshme dhe mund të sjellë padrejtësi. 

Kjo qasje bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë përpara ligjit, duke rënduar më tepër profesionistët e vegjël që kanë më pak fuqi financiare.

Është në dëm të bizneseve të vogla. Të gjithë duhet të kenë trajtim të barabartë tatimor, dhe sistemi aktual i penalizon ata që kanë pak klientë, pavarësisht nga volumi i punës që bëjnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy