
Teksa foli për evoluimin e elektoratit dhe votuesve shqiptare, sociologu Gëzim Tushi në “Stay Tunde”, u shpreh se ata kanë filluar të bëhen më të matur dhe më gjakftohtë në gjykime për procesin zgjedhor.
Sipas tij, ata nuk po lejojnë më politikën që ti përdor ata si ‘mish për top’ për qëllimet e tyre elektorale.
Elita politike e këtij vendi luan teatrin e vet, por ka harruar se elektorati, qytetarët kanë filluar të bëhen më gjakftohtë, më të matur, më qytetarët, më civilë, dhe në këtë pikëpamje nuk mendoj se mund të përdoren më për qëllime të caktuara ekscentrike apo të përdoren si mish për top, për të realizuar qëllime të caktuara elektorale.
Do gabojnë ata politikanë që do përpiqen të përdorin elektoratin për ta kthyera atë në turmë dhe për ta përdorin pastaj si mish për top për qëllimet e tyre.
Do bëjnë gabim, unë mendoj se edhe në pikëpamje të dinjitetit tonë kombëtar do të dëshmojmë qetësi, maturi, tolerancë. Natyrisht vota do të shkojë atje ku qytetari ka vendosur ta çoj dhe fitimtarë do të jetë ai që ka vendosur qytetari për ta nxjerrë fitimtarë.



